
Dy të rinj në fshatin Buçimas të Pogradecit, të cilët po udhëtonin me shpejtësi një mjet tip “Audi” nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pasi u ndoqën nga policia, shtetasit D. B., 23 vjeç dhe K. N., 33 vjeç u kapën.
Gjatë kontrollit, atyre iu gjet një sasi e vogël kanabisi me vete.



