
Teksa me tone të ashpra sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu adresua kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri, Rama i është kundërpërgjigjur homologut grek, por jo me të njëjtën monedhë.
Kryeministri shqiptar ka zgjedhur të nderojë të atin e kryeministrit grek përmes emërtimit të qendrës së bashkisë së Dropullit.
Ai ndau sot në rrjete sociale një fotoalbum nga kantieri i punimeve që po vijon, në kuadër të Programit të Rilindjes Urbane, në zemër të Derviçanit, bashkia Dropull, në qarkun Gjirokastër.
Rama theksoi se qendra e Derviçanit do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis.
Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit.





