
Gjykata e Beratit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë personale për tre vëllezërit Marini, të akuzuar për plagosjen e një punonjësi të policisë.
Sipas burimeve, mësohet se vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, u përfshinë në një sherr tre ditë më parë në Berat, ku dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.
Ata u konfliktuan me fqinjët e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me sende të forta. I plagosur mbeti edhe efektivi i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por vëllezërit tentuan t’i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. Polici ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.



