
Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur në det mbrëmjen e të mërkurës në Karaburun.
Kontrollet e rinisura në det mëngjesin e sotëm kanë bërë që të identifikohet 20 metra larg bregut në Gjrin e Dukatit në Karaburun, trupi i Mehmet Alirajt.
Mbytet peshkatari në Karaburun, polumbarët në kërkim të trupit
Një peshkatar është mbytur në Karaburun. Viktima është Mehmet Aliraj, i moshës 60-vjeçare i cili kishte dalë ditën e djeshme për peshkim në zonën e Karaburunit dhe është mbytur.
Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet pasditen e djeshme janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga policia e Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbarët të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.



