Emri/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Emri/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur me armë.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Bukurosh Suçi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Suçi, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Toni Shquti, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy