
Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të akuzuar për kontrabandë mallrash.
Uniformat blu të Durrësit, nën drejtimin e Prokurorisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Measures” kanë bërë ekzekutimin e 4 masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Durrësit më datë 12.02.2025, dhe konkretisht:
Serkan Mërkuri, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
Tomorr Zekthi, 47 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
Vladimir Vladi, 66 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Detyrim paraqitje për shtetasin J. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



