
Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatë Kushtetuese Bashkim Dedja, pak ditë pasi u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për fshehje pasurie. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.
Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj, vendim që u la në fuqi më 13 shkurt të këtij viti nga Apeli.
SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.
Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m2 katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e kaloi Shkallën e Parë të Vettingut, por ishte Shkalla e Dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.



