Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Erind, Njësia Administrative Lunxheri-Bashkia Gjirokastër. Masa elektrike tek bojleri i dushit ka shkaktuar zjarrin çka u përhap në gjithë shtëpinë.
Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit ku ndërhynë në sigurimin e perimetrit dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri i rënë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.



