Armë pa leje, në pranga një person në Mallakastër

Armë pa leje, në pranga një person në Mallakastër

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Mallakastër, duke vënë në pranga një person.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një person dispononte armë zjarri në banesë, shërbimet e policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy