Ekstradohet nga Italia Emri Hysenaj, i akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Evropë, pjesë e grupit të “Visit të Pojes” (VIDEO)

Ekstradohet nga Italia Emri Hysenaj, i akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Evropë, pjesë e grupit të “Visit të Pojes” (VIDEO)

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Italia shtetasin Emri Hysenaj, 39 vjeç, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian.

 Lajmin e ka bërë të ditur për “MCN Live” gazetari Besmir Pula.

Emri Hysenaj, i akuzuar si pjesë e grupeve kriminale të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Evropë, u ekstradua sot nga Italia drejt vendit tonë.

Hysenaj ishte anëtar i grupit të drejtuar nga Visi i Pojës dhe ndaj tij, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar në prill masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Evropës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

Ndërkohë, janë siguruar detaje nga dosja hetimore e SPAK, për Operacionin “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në Sky ECC.

Në një nga bisedat, tonet ngrihen mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt pas mungesës së një pagese për një ngarkesë droge nga ky i fundit.

Pas ekstradimit, Hysenaj është dërguar në paraburgim dhe pritet të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy