Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte dënuar nga autoritetet italiane me 8 vjet e 5 muaj burg. Ai ishte shpallur në kërkim në muajin mars të këtij viti ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale si prostitucion, pjesëmarrje në organizatat kriminale, rrëmbim etj.
Ai ndodhet në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit drejt Italisë.



