Një 47 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar pasi iu sekuestruan armë, jelek antiplumb si dhe një ambient (bodrum) dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat në pronësi të personit të identifikuar me inicialet E.D , në Tiranë dhe në fshatin Pëllumbas, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konketisht:
4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë” informon policia.
Vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë.
Materialet i kaluan prokrurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penle “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Operacioni u kodua “Blic” dhe u organizua nga specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tiranë pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative.



