KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Alma Kodraliu

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Alma Kodraliu

Gjyqtarja Gjykatës së Tiranës, Alma Kodraliu u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Vendimi i mor pas një seance të shkurtër dëgjimore gjatë së cilës Kodraliu dha shpjegime për disa gjetje në aspektin profesional dhe lidhur për një bilanc të vogël negativ. Kodraliu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Në seancën dëgjimore të tre ditëve më parë, sipas Birn, gjyqtarja e Tiranës, Alma Kodraliu dha shpjegime në Komision për një balancë negative në shumën 300 mijë lekë të konstatuar në një vit dhe gjetjet në disa çështje të shqyrtuara prej saj në cilësinë e gjyqtares dhe ndihmëses ligjore. Po ashtu, ndaj gjyqtares Alma Kodraliu janë depozituar në Komision 12 denoncime nga publiku, për të cilat u relatua se nuk janë konstatuar gjetje domethënëse. Procesi i vetingut për gjyqtaren Kodraliu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova. Alma Kodraliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua fillimisht në Gjykatën e Pogradecit. Ajo punoi si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2013-2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy