Gazetari Artan Hoxha thotë se janë disa kryetarë bashkish nën shënjestër nga SPAK, por janë disa prej tyre që iu varet harta në gozhdë, sa më larg Tiranës.
Rexhë Byberi ka qenë me të gjitha forcat dhe shumë mirë që hetohen të gjithë, por më duket pak selektive, se unë besoj se dhe një pjesë e mirë e prokurorëve të SPAK kanë punuar në Tropojë.
Se sa do abuzim të bëjnë këta varet nga fondet që marrin.
Jam me parimin që më me shpejtësi duhet të hetohen ata që janë faktorë të mëdhenj në vend, që menaxhojnë sasi shumë të mëdha paraje.
Maksimumi i korrupsionit që mund të bënte Rexha aty, se atë e njeh dhe Berisha dhe Meta dhe Rama.
Deklarata e Hoxhës u bë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me ekzekutimin e masës “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Tropojës Rexgë Byberi, i akuzuar për shpërdorim detyre për rastin e ndërtimit të një rruge duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.



