
Rreshjet e shiut që nga mbrëmë pos disa përmbytjeve në disa zona, kanë shkaktuar dhe incidente në rrëshqitje në një masiv shëmbor në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshkitje gurësh, duke plagosur edhe një person.
Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi
Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet .
Shtetasi L.K., 51vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën.
Rrëshqitja e masivit shkëmbor ka ndodhur pas shirave që mbërthyen vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shirat kanë sjellë përmbytje në disa qytete të Shqipërisë, në Lushnje, Fier, Durrës dhe Lezhë.
Përmbytjet kanë bërë që disa akse rrugore të bllokohen dhe të ketë trafik të rënduar në disa zona në vend.



