Detaje të reja janë zbardhur lidhur me tru[in e pajetë të gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë.
Burime policore bëjnë me dije se viktima e seksit femër është identifikuar si Nadire Melaj, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze.
Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Gjendet një person i mbytur pranë Petroliferës në Vlorë
Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e molit të Petroliferës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa rasti është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Trupi i pajetë ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



