Llabani: Jemi në ditën më të zezë të Policisë së Shtetit!

Llabani: Jemi në ditën më të zezë të Policisë së Shtetit!

Analistja Anduena Llabani tha në Mcn Live se jemi në ditën më të zezë të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me vendimin që efektivët duhet të punojnë 12 orë në ditë për tre muaj, Llabani ngriti shqetësimin se ky vendim mund të jetë në shkelje të ligjit.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Jemi në ditën më të zezë të Policisë së Shtetit. Duke filluar që te trajtimi i policit, që nga mënyra si e urdhërojmë për të bërë gjëra dhe për ta shfrytëzuar në maksimum, për ‘t’i nxjerrë lëngun’ kur i thonë! Kemi policë jo të inkriminuar, por  që janë më keq se ata që bëjnë krime. Nëse flasim për këtë urdhrin që është firmosur nga drejtori i përgjithshëm, unë s’e di nëse këto s’janë të bazuara në ligj dhe këta njerëz shkelin ligjin me të dyja këmbët, ku do shkojnë, s’e di. E dyta, përveç faktin që e detyrojnë të punojnë për orë shtesë pa u paguar, ne flasim për punonjës policie, po flas për Drejtorinë e Përgjithshme që nëse vonohen 3 minuta në punë, u hiqet dita e punës. Kjo ka kohë që është bërë, dhe askush prej tyre nuk nxirrte zë. Po flasim për një polici efiçente? Që futet edhe në protestë, përmbytje, zjarre, ruajtjen e qarkullimit, ndjekjen e krimit. Unë nuk mendoj se sot po flasim për Polici të mirëfilltë. Vera do jetë e nxehtë për arrestime. Uroj që të gjithë këto manovra, urdhra, të ketë ndonjë kontekst në aspektin e ndonjë operacioni që mund të bëhet nga Policia e Shtetit, të paktën të justifikojë qëllimin. Por nëse do të jetë e vërtetë, që punonjësi i policisë duhet të mbahet aty me urdhër të ministrit, drejtorit, se do kemi turistë, s’e di nëse punonjësit e policisë mund të shpërthejnë në një moment dhe ta denoncojnë një rast të tillë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy