Ky është autori i atentatit të Shkodrës, tentoi të arratisej në Mal të Zi

Ky është autori i atentatit të Shkodrës, tentoi të arratisej në Mal të Zi

Personi që shikoni në foto është autori i atentatit që ndodhi sot në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të plagosur tre persona.

Ai është Aurel Ahi, 25 vjeç, nga Shkodra. I riu u arrestua në Mal të Zi nga policia malazeze.

25 vjeçari, banues në lagjen Guerile, Shkodër, është identifikuar si autori i ngjarjes. Janë tre persona të plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, para Teatrit “Migjeni”.

Objektivi ka qenë Doni Lisi, i cili ne momentin kur ka ndodhur ngjarja ishte i shoqeruar nga nje vejze.

Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa personi i tretë që është plagosur ka qenë kalimtar i rastësishëm.

Personat e plagosur janë identifikuar si: Doni Lisi, Elona Çurku dhe Enrik Prenushi.

Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Autori, sipas hetimeve paraprake të policisë po udhëtonte me një makinë ‘Golf’, kur ka shkrepur armën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy