Vepra të ndryshme penale, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Vepra të ndryshme penale, arrestohen shtatë persona në Tiranë

Policia e Tiranës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona pasi të njëjtët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është kapur në Rinas duke ardhur nga Gjermania. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

Tre persona të tjerë akuzohen për dhunë, një për kanabis, ndërsa një tjetër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij; E. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale; R. P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy