
Policia në Tiranë njofton se flakët e zjarrit kanë përfshirë pak më parë katin e pestë të një pallati në zonën e Freskut.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 mesditën e sotme, në rrugën “Xhon Blushi”, ku një apratament i pabanuar është përfshirë nga flakët.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



