32 vite më parë mbi tre mijë shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në anijen “Tirana” drejt Italisë

32 vite më parë mbi tre mijë shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në anijen “Tirana” drejt Italisë

Sot shënohen 32 vite, kur më 6 mars të vitit 1991, më shumë se 3,000 mijë shtetas lanë Shqipërinë dhe hipën në bordin e anijes “Tirana”, për t’u nisur drejt fqinjit përtej Adriatikut.

Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqenien e munguar. Ikjet gjatë javës së parë të marsit të 1991-s qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik. Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit emigrator.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përmes disa dokumenteve ka paraqitur fragmente të procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të zhvilluar nën drejtimin e kreut të këtij organi, Fatos Nano, më datë 06.03.1991 dhe me objekt shqyrtimi situatën në portin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy