Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë ditën e sotme.
Mësohet se ai është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Grabitësi ka kërcënuar me armë shitësen dhe ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.
Në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat "Shqiponjat", Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë, që është përdorur për vjedhje.



