Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë/ Arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari, fshehu automjetin e përdorur nga autorët (VIDEO)

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë/ Arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari, fshehu automjetin e përdorur nga autorët (VIDEO)

Ka rënë në prangat e policisë në Malin e Zi Besnik Kolndreu i akuzuar për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e 26 prillit 2026 ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren. Kolndreu ka fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur nga autorët në krim.

 

Sipas policisë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit, autoritetet malazeze arritën të identifikojnë dhe kapin shtetasin Besnik Kolndreu, i cili më pas u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe iu dorëzua Policisë Kufitare shqiptare.

 

Më tej, 40-vjeçari, banues në fshatin Torovicë, u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ku specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Lezhës.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të bashkëshortëve K. M. dhe G. M., ngjarje e ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren.

 

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se B. K. dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur pas kryerjes së vrasjes. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga policia gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të hetimeve.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për vijimin e veprimeve ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy