Kapet drogë me vlerë 200 mijë euro në Maqedoninë e Veriut, 3 shqiptarë në pranga

Kapet drogë me vlerë 200 mijë euro në Maqedoninë e Veriut, 3 shqiptarë në pranga

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se ka parandaluar një rast të transportit ndërkombëtar të drogës.

Gjatë aksionit, janë kapur 65 kg drogë marijuhanë, që arrin vlerën e 200 mijë eurove.

MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmetojnë mediat maqedonase.

Sipas autoriteteve, droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë.

Dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës. 

Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F., dhe në makinën e e dyta që po drejtohej nga F.B., u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj me marihuanë, të paketuara në 44 pako”, njoftojnë nga MPB.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy