Një person i dënuar nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut, për falsifikim parash, është kapur në Tiranë me qëllim ekstradim.
Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 73”, u kap në Tiranë dhe u vu në pranga N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.



