Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet. I arrestuari është Rr.H., 25 vjeç me banim në Tiranë. “Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftim.
“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak”, vijon njoftimi.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar "Mbikalimi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja". Qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe veshje të ndryshme (uniformë) si ato të Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se me një automjet tip "Fiat", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".
Te mbikalimi i Rinasit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç.
Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



