Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër- Kakavijë, ku janë përfshirë një makinë policie me një autoveturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B...
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



