
Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofeeva në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.
Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë kërkesa e bërë nga Timofeva.
Ajo kërkoi që aktakuza e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse.
Gjykata e ka pranuar kërkesën e saj dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 17 mars.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik.
Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.



