Ishte duke notuar, mbytet një person në Velipojë

Ishte duke notuar, mbytet një person në Velipojë

Një person është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 76-vjeçari Murat Hyseni, i cili ka qenë duke notuar në thellësi.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Menjëherë pushues të tjerë e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy