
Një 66-vjeçar në Lezhë humbi jetën këtë të enjte teksa po riparonte çatinë e një shtëpie. Aksidentalisht ai ka rënë nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Konfirmohet se viktima është shtetasi P. N., banues në Lezhë.
Ndërkohë, pronari i ndërtesës, Gj.D., 64 vjeç, po procedohet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në njoftimin e policisë thuhej se 66-vjeçari po kryente punime në ndërtesën e vjetër të 64-vjeçarit në fshatin Gomsiqe, Pukë.
Ndërkaq materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.



