32-vjeçari nga Tirana përdhunon minorenen në hotel

32-vjeçari nga Tirana përdhunon minorenen në hotel

Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare. Sipas policisë, Alfred Tereziu e ka çuar në hotel të miturën nga Kruja, dhe ka abuzuar me të.

Ka qenë motra e së miturës ajo që ka denoncuar në polici zhdukjen e 13-vjeçares. 24-vjeçarja deklaroi në polici, se motra e saj ishte larguar për në shkollë, por nuk ishte kthyer në banesë pas mësimit. Policia është vënë në lëvizje, dhe ka bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë. Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy