Përshtati qendrën e tatuazheve te “Komuna e Parisit” për përdorim kokaine, vihet në pranga

Përshtati qendrën e tatuazheve te “Komuna e Parisit” për përdorim kokaine, vihet në pranga

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, pasi e ktheu një qendër tatuazhesh në “Komunën e Parisit” në vatër për tregtinë dhe përdorimin e kokainës.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Center”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Armando Behari, 29 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy