Një automatik i mbështjellë me qese, është gjetur pasditen e sotme në Korçë.
Në lagjen nr. 10, në një ambient të hapur, në vendin e quajtur “Pishat”, është gjetur e mbështjellë me një qese plastike një armë zjarri e dyshuar kallashnikov.
Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.



