Në Akademinë e Sigurisë u mbajt sot ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 djem e vajza të tjerë.
Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu uroi efektivëve të rinj sukses në rrugëtimin e ri që kanë nisur dhe i inkurajoi që të qëndrojnë larg presionit politik dhe të zbatojnë vetëm ligjin.
Sipas ministrit Çuçi, e nesërmja do të jetë më e mirë për Policinë e Shtetit.
Ceremonia e diplomimit të, që bashkë me studentët e ardhur nga ekselenca do të bashkërendojnë punën për të goditur krimin e paligjshmërinë dhe do të garantojnë jetën e pronën e qytetarëve
Rruga për modernizimin e Policisë së Shtetit dhe kapërcimin epokal që duam të bëjmë përmes investimeve në teknologji ka hyrë tashmë në një rrugë të pakthyeshme
Forca përpara, pa u lodhur dhe pa u stepur aspak nga hienat e politikës së baltës që duan të bëjnë pis uniformën tuaj
Besimplotë se e nesërmja do të jetë akoma më e mirë për Policinë e Shtetit.



