“Alfa” u kodua një operacion antidrogë i policisë së Beratit gjatë të cilit u vu në pranga një person me kokainë dhe kanabis sativa, një pjesë të ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa u sekuestrua 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.



