
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Lidhur me ngjarjen deri tani mësohet se 15 persona janë shoqëruar në policisë si dëshmitarë të saj.
Policia është duke kërkuar në dy pista mbi ekzekutimin mafioz të Bledar Muçës mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku mbetën të plagosur edhe pesë persona. Mes të plagosurve ishin edhe Judin Velo, kunati i Muçës, i cili ndodhej aty në atë moment.
Mësohet se Velo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar, ndërsa 4 personat e tjerë ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas vrasjes policia bllokoi të gjitha hyrje-daljet në Lushnje duke kontrolluar çdo automjet me qëllim kapjen e autorëve, por pa rezultat.
Pak minuta pas ngjarjes në fshatin Thanasaj të Lushnjes është gjetur një automjet i djegur i cili dyshohet se u përket autorëve.
Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje. Ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.



