Emrat/ Kanabis mes parcelës me misër, arrestohen 4 vëllezër në Fier

Emrat/ Kanabis mes parcelës me misër, arrestohen 4 vëllezër në Fier

Katër persona janë arrestuar ndërsa njëri është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Zhavar", gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur "Nikas", në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Trifon Sako, 61 vjeç dhe Ermir Sako, 34 vjeç (babë e bir); Ilia Sako, 57 vjeç dhe Altin Sako, 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit Altin Sako, shtetasi Dhionis Sako, 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy