
Është arrestuar sot nga policia e Dibrës, autori i aksidenitit të djeshëm në Mat. Në aksident humbi jetën një 59-vjeçar kalimtar i cili u përplas për vdekje.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, aty ku shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.



