
Një grup personash janë konfliktuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa i dëmtuar ka mbetur shtetasi me inicialet E. Sh. Sipas informacioneve paraprak, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



