Festuan me armë e fishekzjarre ditëlindjen e shefes, 4 efektivët e “Shqiponjave” kthehen në detyrë

Festuan me armë e fishekzjarre ditëlindjen e shefes, 4 efektivët e “Shqiponjave” kthehen në detyrë

Katër punonjësit e policisë të forcës së posaccme “Shqiponja” në Policinë e Lezhës, janë rikthyer në detyrë pas pezullimit që morën disa ditë më parë pasi festuan ditëlindjen e shefes së tyre duke qëlluar me armë e fishekzjarre.

Sipas burimeve, inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat “Shqiponja”, duke u transferuar në komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Ata do të qëndrojnë në këtë detyrë deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Lezhës.

Gjithashtu, edhe strukturat e SHÇBA-së kanë filluar procedimin penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”. Katër policët u shfaqën në një video, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në orarin e punës, madje duke qëlluar dhe me armë zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy