SHBA dhuron pajisje mbrojtëse antiCovid për Drejtorinë e Burgjeve

SHBA dhuron pajisje mbrojtëse antiCovid për Drejtorinë e Burgjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sot pajiseje personale mbrojtëse antiCovid, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ambasadës së ShBA në Tiranë, shihet Kim teksa kalon kuti dorë më dorë në ndihmën me pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në pako gjenden maska dhe dezinfektant duarsh, të cilat do të shpërndahen në burgjet shqiptare për punonjësit dhe të dënuarit.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy