Minat do të shiteshin për 6 mijë euro, policia jep detaje nga operacioni

Minat do të shiteshin për 6 mijë euro, policia jep detaje nga operacioni

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar pasditen e sotme, ku janë sekuestruar dy mina me telekomandë. Sipas burimeve zyrtare, operacioni është koduar “terminali”, ndërsa në flagrancë është kapur poseduesi i tyre, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy