
SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dosjen në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.
Tanimë pritet të vendoset seanca paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim.
Shorti elektronik i GJKKO ka përzgjedhur gjyqtaren Rudina Palloj për shqyrtimin paraprak të saj.
Kujtojmë që deputeti demokrat akuzohet për “fshehje dhe deklarim të rremë te pasurisë”.



