Hetimet e SPAK që kanë zbuluar së fundmi pastrimin e parave të drogës në sektorin e ndërtimit, kanë ndikuar ndjeshëm në pasigurinë e krijuar në tregun imobiliar në vendin tonë.
Disa nga ekspertët mendojnë se çmimet e apartamenteve do të shënojnë rritje të mëtejshme në të ardhmen, ndërsa disa të tjerë thonë se protestat dhe arrestimet e SPAK kanë krijuar stanjacion në këtë treg.



