
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Sipas informacioneve të policisë, e plagosura është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:45, tek Qëndra Shëndetësore në Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren shtetasen M. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



