Krimi makabër në Itali/ Taulant Malaj del në gjykatë të mërkurën, rrëfen detaje nga krimi i rëndë

Krimi makabër në Itali/ Taulant Malaj del në gjykatë të mërkurën, rrëfen detaje nga krimi i rëndë

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e vajzës së tij dhe fqinjit italian, pritet të dalë para gjykatës në Itali ditën e mërkurë. Masakra ndodhi mesnatën e së shtunës, ndërsa shkak për të ishte bërë xhelozia e Taulantit, i cili dyshonte se bashkëshortja e cila mbeti e plagosur nga kjo ngjarje, e tradhëtonte me fqinjin viktimë, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonin çifti Malaj dhe De Santis, në Torremaggiore të Foggia-s. ANSA shkruan se, bashkëshortja e autorit të dyshuar, 39-vjeçarja Tefta Malaj, ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Megjithatë hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende dëshminë e saj për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Dëshminë ata pritet ta marrin pas të premtes.

Ndërkohë, nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 16-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e të paktën 10 goditjeve me thikë, ndërsa 51-vjeçari u godit rreth 20 herë. Të dy ndërruan jetë në vendngjarje. Dëshmitar i këtij krimi të rëndë ishte edhe djali 5 vjeç i autorit, i cili ndodhet në gjendje shoku.

Një ditë, Massimo i bëri xhiro gruas time me Maseratin e tij”, është shprehur Malaj para hetuesve.

Malaj është shprehur se shpesh gruaja dhe italiani hanin bashkë dhe se me telefonin e tij u kishte bërë edhe video teksa drekonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy