
Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mërnicës në polici pas vetëdorëzimit, 48 orë pasi ekzekutoi efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia.
Pas vetëdorëzimit në policinë e Fierit ka pranuar se është konfliktuar me efektivin dhe ka deklaruar se e ka qëlluar pasi janë zënë.
Ai ka thënë, sipas burimeve policore, se kishim konflikt me njeri-tjetrin dhe se e ka qëlluar pasi ka menduar se do e qëllonte ai i pari.
Fillimisht jemi konfliktuar, më shau dhe e shava dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. E qëllova i pari sepse në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova.
Mernica aktualisht ndodhet në dhomat e ndalimit në policinë e Fierit. Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj 23-vjecarit, vrasja e efektivit të policisë dhe armëmbajtje pa leje.



