
Kryeprokurori Olsian Çela priti sot në një takim shefen e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Biseda mes tyre u fokusua në ecurinë e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e besimit të publikut dhe rolin e prokurorisë në këtë drejtim.
Në kuadër të sfidave me të cilat po përballet institucioni, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi hartën e re gjyqësore si një masë që do të zbusë problemet e krijuara nga vakancat në sistem dhe do të rrisë efiçiencën e organit të prokurorisë.
Në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e mbështetjes nga ana e BE për institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar ndërkohë si shumë të rëndësishëm kontributin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë përgjatë procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.



