Një makinë tip fuoristradë e Policisë Kufitare është përfshirë në një aksident në rrugën që lidh zonën e Tales me superstradën Lezhë-Laç.
Fuoristrada e policisë u përplas me një automjet tjetër tip “Mercedez” në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar në njerëz.
Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.



