
“Dozat” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një person.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lire për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. L. dhe kishte pasagjer shtetasin F. L., si dhe në banesën e shtetasit R. L., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



